Sarkozy-Merkel: Të unifikojmë taksat

07/12/2011 18:00

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, bënë një thirrje të përbashkët për të vendosur një sistem të njëjtë tatimor në të gjithë Eurozonën.

Nëse projekti do të vendoset në jetë, taksat do të jenë të njëjtat për koorporatat dhe për transaksionet financiare. Prej kohësh, Parisi zyrtar është ankuar për taksën prej vetëm 12,5% të Irlandës mbi koorporatat, duke argumentuar se prish konkurrencën brenda 17 vendeve që përdorin monedhën e përbashkët euro.

Propozimi u bë në një letër që liderat e dy superfuqive më të mëdha ekonomike të Europës i adresuan presidentit të Këshillit të Europës, Herman van Rompuy.

Ditën e hënë, në një takim të etiketuar nga mediat si “Merkozy”, u hodh ideja për të hartuar një traktat të ri për Europën, ku do të parashikohen sanksione të ashpra financiare për vendet që nuk do të zbatojnë normat buxhetore.

”Duhet të sigurojmë një rritje të begatë ekonomike të vendeve të Eurozonës dhe forcimin e bllokut nëpërmjet harmonizimit dhe njëtrajtësimit të marrëdhënieve ekonomike në të gjithë vendet e monedhës së përbashkët”, argumentonte në dokument Sarkozy.

Sipas dy liderave, janë katër pikat në të cilat duhet të punohet për një qëndrim të njëtrajtshëm të vendeve europiane

– Rregullat e përgjitshme financiare.
– Tregu i punës dhe kufizimet specifike të çdo vendi.
– Vendosja e taksave të njëjta për koorporatat dhe transaksionet ekonomike.
– Hartimi i një politike rritjeje që do të përdorë në mënyrë më efikase fondet e Eurozonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA