Rusi, Gorbachev: Të përsëriten zgjedhjet

07/12/2011 15:40

Ish-presidenti sovjetik, Mikail Gorbachev, është zëri më i fundit që i bashkohet kritikëve të zgjedhjeve parlamentare në rusi, duke thënë se votimet e se dieles u shenjuan nga manipulime të mëdha.

”Liderët e vendit duhet të pranojnë se ka patur falsifikim të votave e mashtrime dhe se rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk pasqyron vullnetin real të popullit rus”, deklaroi ish-lideri 80 vjeçar, të mërkurën.

Gorbachev, gjithashtu bëri thirrje për përsëritjen e votimeve. Sipas tij, shpërfillja e opinionit publik po i diskretiton autoritetet e vendit dhe po e destabilizon situatën.

”Numri i rusëve që nuk e besojnë rezultatin e zgjedhjeve është duke u rritur dita-ditës”, tha lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik për agjensinë ruse të lajmeve “Interfax”.

Ndërkohë, protestat në Moskë dhe në qytete të tjera ruse duket se do të vazhdojnë. Mesazhet në rrjetin social “Twitter” dhe media të ndryshme sociale, deri më tani të perdorura si rruge koordinimi për tubimet e  mëparshme, jane duke fiksuar të shtunen si ditën për demonstratën e radhës.

Vendi ku do të mblidhen protestuesit në kryeqytet është “Sheshi i Revolucionit”, vetem 200 metra larg Kremlinit. Mikhail Gorbachev ishte nismëtari i reformave demokratike në vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik dhe njeriu që firmosi fundin e Luftës së Ftohtë, së bashku me presidentin amerikan Reagan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA