Politikanët tanë në “provim” para BE

07/12/2011 00:00

Statusi i vendit kandidat do të vendose në Tiranë, përballë
njëri-tjetrit poltikanët shqiptarë dhe ata të Bashkimit Evropian në
takimin e katërt ndërparlamentar për Stabilizim-Asocimin mes Shqipërisë
dhe BE-së.

Nga një kopje e draft-axhendës siguruar nga Top Channel vërehet, se takimi do të fokusohet në dy cështje kryesore, Qëndrimi i Shqiperise në marrëdhëniet me BE dhe reformat në parlamentin shqiptar.Tryezën pritet ta drejtojë eurodeputeti Eduard Kukan.

Në fund të takimit pritet miratimi një rezolute të përbashkët me pëlqimin e anetarëve të mazhorancës dhe opozitës.Përfaqësues të BE-së shpresojnë në miratimin e kësaj rezolute, pasi në tre takimet e fundit mes Shqipërisë e BE-së, nuk është arritur të miratohet një rezolutë e përbashkët.

Në takimin e  fundit ndërparlamentar për Stabilizim-Asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së mbajtur më 14 dhe 15 Qershor 2011, përfaqësuesit e Komisionit Europian Stefan Fyle dhe zëvëndësit të tij Stefano Sanino thanë se klasa poltike shqiptare duhet të mobilizohet për të arritur rezultate konkrete, pasi lavdia e anëtarësimit në NATO dhe liberalizimi i vizave janë tashmë një kapitull i mbyllur.

Në tre takimet e fundit zhvilluar në Bruksel u pa qartë një polarizim gjatë debateve mes ministres së Integrimit Majlinda Bregu dhe anëtarëve të opozitës, duke përcjellë edhe atje situatën politike në Shqipëri, të dominuar nga një retorikë bazuar në akuza të ndërsjellta.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta