Çmimi i Madh i SHBA dhe ai i Bahreinit do të jenë pjesë e Botërorit të Formula 1 në vitin 2012. Lajmi publikohet nga BBC që i referohet vendimit të Këshillit Botëror të FIA pas mbledhjes së zhvilluar në Nju Delhi.
Prania e garës amerikane në Ostin u vu në diskutim kohët e fundit për shkak të vonesave në punimet për ndërtimin e pistës si dhe mosmarrëveshjeve mes organizatorëve dhe kompanive pronare të impiantit. Ndërsa Çmimi i Madh i Bahrenit u vu në dyshim për shkak të tensioneve politike të vitit 2011, që shkaktuan edhe pezullimin e kësaj gare nga kalendari i sezonit që sapo u mbyll.
Botërori i vitit 2012 përfshin 20 gara dhe do të nisë në 18 mars me garën e Australisë dhe do të përfundojë në 25 nëntor në Brazil. Çmimi i madh i Bahreinit është programuar të mbahet në 22 prill, ndërsa ai i SHBA në 18 nëntor.
Top Channel