Vizita e Topit në Mirditë

06/12/2011 20:35

Presidenti Bamir Topi mori pjesë në ceremoninë e 15-vjetorit të  themelimit të Dioqezës së Mirditës.

Kreu i shtetit u ka akorduar titullin e lartë “Nënë Tereza” arqipeshkevit Kristofer Palmiri dhe misionarit Lino Nikolai për kontributin e dhënë në shërbim të njerëzve në nevoje.

Ndersa me titullin Naim Frasheri pas vdekjes, Presidenti ka nderuar mësuesin mirditor Preng Filopati. Gjatë fjalës para të pranishmëve Topi ka vlerësuar rolin e mirditoreve në jetën publike dhe politike të vendit, ndërsa e ka konsideruar këtë trevë si qëndresa e çdo lloj barbarizme.

”Mirdita juaj dhe natyrisht Mirdita e të gjithëve, simbolizon traditën më të vyer shqiptare. Ligjet autoktone që frymëzuan at Shtjefën Gjeçovin. Monumentin kulturor të Kanunit dhe qëndresën ndaj kujtdo që kërkonte ta dhunojë. Mirdita simbolizon besimin e fortë dhe të patjetërsueshëm si dhe identitetin europian. Gjatë 50 viteve të regjimit komunist, ashtu si dhe më përpara, mirditorët u bënë martirë të besimit dhe fjalës së lirë, duke ndërtuar kultin modern dhe pozitiv, atë të klerikut shqiptar”, u shpreh Topi.

Presidenti Topi u prit edhe nga kreu i Bashkisë së Rrëshenit, Ndue Kola. Në fjalën e tij, Kola tha: “Lutemi të rikthehet gjykata, prokuroria dhe disa institucione të tjera, në mënyrë që qytetarët të marrin në kohë shërbimet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA