Luftëanije amerikane drejt Sirisë

06/12/2011 17:35

Shtetet e Bashkuara nisën drejt Sirisë disa anije luftarake. Lajmi konfirmohet nga agjencitë egjiptiane të lajmeve.

Sipas tyre, disa luftëanijet, që ishin të stacionuara në Detin e Kuq, kaluan nëpër Kanalin e Suezit në paraditen e së martës duke iu drejtuar më pas Sirisë. Po të njëjtat burime, shkruajnë se flota amerikane, pritet të mbërrijë në portin e Tartusit, ku ndodhen të stacionuara prej ditësh disa luftëanije ruse.

Për momentin nuk ka një deklaratë zyrtare nga ana e Pentagonit për këtë lajm.


SHBA rikthehen ambasadorin në Siri

Ndërsa një luftanije është duke lëvizur pranë brigjeve siriane, Hillary Clinton lajmëroi të martën për rikthimin e ambasadorit amerikan në Damask.

Diplomati Robert Ford u largua nga Siria për shkaqe sigurie në fund të tetorit. Ai provokoi tërbimin e autoriteteve dhe presidentit Bashar al-Assad, duke pranuar hapur mbështetjen për aktivistët që kundërshtonin regjimin.

Lajmi për rikthimin e Fordit në Damasku u dha nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Clinton, gjatë një takimi me lidera të opozitës siriane në Gjenevë.

Nuk dihet nëse Siria do të ridërgojë përfaqësuesin e saj në Uashington, i tërhequr edhe ai pas vendimit të rithirrjes së Fordit në SHBA.

Siri, vijon dhuna

Të paktën 34 persona janë rrëmbyer dhe vrarë nga milicitë pro-qeveritare në qytetin e Homsit, në Siri, bëjnë të ditur aktivistët e të drejtave të njeriut.

Aktivistët citojnë dëshmitarë, të cilët thonë se trupat janë gjetur të hedhur në një shesh të qytetit ditën e hënë. Deklaratat nuk janë verifikuar ende, pasi mediat ndërkombëtare nuk lejohen të hyjnë në qytet.

Ndërkohë, Damasku zyrtar deklaroi se i është përgjigjur pozitivisht planit të Ligës Arabe që synon dhënien fund protestave që zgjasin prej muajsh.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Jihad al Makdisi tha për gazetarët se presidenti Bashar al Assad  i ka dërguar një letër Ligës me bazë në Kairo, duke shtuar se pret që një marrëveshje të nënshkruhet së shpejti.

Ai foli pas skadimit të ultimatumit të Ligës drejtuar qeverisë siriane për të pranuar planin e paqes dhe për të lejuar vëzhguesit të monitorojnë situatën, në mënyrë që vendi të mos përballet me sanksionet e aprovuara javën e kaluar.

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe konfirmoi mbërritjen e letrës, duke thënë se ajo përmban elementë të rinj që po studiohen.

Siria ndodhet nën presion për t’i dhënë fund shtypjes së protestave popullore që nisën në muajin mars dhe që deri më sot, sipas OKB-së, kanë shkaktuar mbi 4 mijë viktima.

Ditën e hënë, Observatori për të drejtat e njeriut citoi dëshmitarë të thoshin se trupat e të paktën 34 personave u gjetën në një shesh të Homsit.

I njëjti burim tha se viktimat, shumica e të cilëve civilë, ishin marrë peng nga milicitë pro-presidentit Assad nga rajonet që kundërshtojnë regjimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA