Lideri i Hezbollahut shfaqet në publik

06/12/2011 16:50

Lideri i grupit ekstremist libanez, Hezbollah, u shfaq për herë të parë në publik pas disa vitesh, në një manifestim të mbajtur në Bejrut.

Sheiku Hassan Nasrallah flet zakonisht nga banesa e tij, nëpërmjet lidhjeve me video, por të martën vendosi t’i adresohej turmës prej disa mijëra besimtarësh shiitë, në ditën e shenjtë të Ashures.

”Shfaqja ime në publik është një mesazh për të gjithë ata që mendojnë se mund të na frikësojnë”, deklaroi lideri i grupimit terrorist, nga lagjia e Dahijës, në kreqytetin libanez, ndërsa besimtarët e entuziasmuar brohorisnin “Vdekje Izraelit”.

Sheiku Nasrallah është izoluar në shtëpi që prej vitit 2006, nga informacionet se Shërbimet Sekrete Izraelite kanë dhënë një urdhër për eliminimin e tij.

Tel Avivi e konsideron prijësin fetar si një prej liderave kryesorë që provokoi luftën 34-ditëshe midis Libanit dhe Izraelit pesë vjet më parë, konflikt në të cilën humbën jetën më shumë se 1 200 libanezë, shumica e të cilëve civilë dhe 160 izraelitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA