Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. përshëndeti konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së për Ballkanin Përëndimor.
Këshilli vlerësoi zhvillimet e fundit pozitive, bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës, ngritjen e Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore, ngritjen e grupit të punës për reformën e rregullores së Parlamentit si dhe votimin e ligjeve me 3/5 nga opozita.
“Në konkluzionet e Këshillit vlerësohen zgjedhjet lokale të majit si konkuruese dhe trasparente, duke inkurajuar vazhdimësinë e dialogut konstruktiv politik, për funksionimin e duhur të institucioneve demokratike. Këto zhvillime pozitive thuhet në këtë deklartë, duhet të ndihmojnë për të kapërcyer ngërcin që ka dominuar skenën politike në Shqipëri. Siç kuptohet qartë në konkluzionet e Këshillit, problemi i vetëm që ka penguar për 2 vjet me rradhë marrjen e statusit të vendit kandidat, pavaresisht pretendimeve boshe të kryetarit të Partisë Socialiste, i cili nuk pranon as sot përgjegjësitë e tij, ka qenë ngërci politik i krijuar nga mungesa e vullnetit të opozitës, për të votuar ligjet me 3/5, për t’u angazhuar në reformën zgjedhore dhe për të bashkëpunuar në plotësimin e 12 prioriteteve të BE-së”, theksoi Ministrja Bregu, duke përsëritur retorikën e mbajur nga demokratët pas refuzimit të BE-së për të hapur bisedimet.
“Nëse opozita nuk do të kishte refuzuar për dy vjet rresht bashkëpunimin me maxhorancën për përmbushjen e kriterit politik, sot statusi i vendit kandidat do të ishte realitet. Në konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm theksohet se BE, mbetet e agazhuar për të mbështet Shqipërnë në procesin e integrimit evropian. Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të garantuar vazhdimin e bashkëpunimit me opozitën dhe shoqërinë civile, me detyrimin madhor për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit dhe plotësimin e detyrimeve që sjell procesi i integrimit”, u shpreh Bregu.
Top Channel