British Petrolium ka akuzuar kompaninë “Halliburton” se ka “shkatërruar qëllimisht prova” në lidhje me shpërthimin në bordin e një naftëmbajtëse në Gjirin e Meksikës, që çoi në derdhjen më të madhe të naftës në historinë e SHBA-ve.
Akuzat vijnë nga dokumentet të paraqitur nga BP të hënën në gjykatë federale në Nju Orleans.
Një shpërthim në 20 prill, 2010, vrau 11 njerëz që punonin në rafineri dhe plagosi 16 të tjerë. Shpërthimi çoi në më shumë se 200 milion gallonë naftë të derdhur në Gjirin e Meksikës .
BP pretendon në paraqitjen e saj që Halliburton ka shkatërruar provat mbi testimin e çimentos dhe ka shkelur urdhrat e gjykatës, duke mos sjellë, për shkak”të humbjes së paarsyetuar”, rezultatet e modelimit kompjuterik.
Top Channel