Belgjika zgjedh qeverinë pas 553 ditësh

06/12/2011 15:45

Kriza e euros rrëzoi njëra pas tjetrës disa qeveri europiane, por në Belgjikë, spekulatorët edhe eurokratet ishin ata që ndihmuan në krijimin e kabinetit të ri.

Për 553 dite, një rekord ky në konceptin perëndimor, Belgjika ishte nën drejtimin e një qeverie provizore te drejtuar nga Yves Leterme. Megjithatë, marrëveshja e shumëkërkuar, mungesa e së cilës ngjalli friken e një ndarjeje të mundshme të vendit, u arrit të vulosej në kohe që socialisti Elio Di Rupo ti bashkohet lidereve të tjerë të BE-së, në samitin e së premtes.

Mbreti Albert i Dytë caktoi kabinetin e ri duke i dhënë fund një ngërçi politik që vazhdonte prej një viti e gjysëm. Di Rupo është kryeministri i parë frengjisht-folës i Belgjikës qe prej vitit 1974, por edhe i pari drejtues i vendit që vjen nga një familje emigrantësh.

Të dy prindërit e tij janë italiane. Me pak fjalë, ai përfaqeson ëndrrën amerikane, por në stilin belg, thotë “The Economist”. Faza e fundit e konfliktit të gjuhës në Belgjikë, ku grupet politike jane të ndara në flamande dhe frëngjisht folëse, nisi me zgjedhjet e qershorit 2010, që e lanë vendin të perçarë për muaj me radhe.

Pamundësia për të ngrintur ne këmbë një qeveri ku qartësoheshin edhe çështje delikate si ajo e të ardhmes së përdorimit dygjuhësh. por në fund, duket se ka qenë presioni i tregjeve financiare dhe agjensive te rating-ut ai që detyroi zgjidhjen e ngeëçit të qeverisë.

Në fillim të nëntorit, Komisioni Europian paralajmëroi se Belgjika rrezikonte përballjen me sanksionet e BE-se për mospërmbushjen e objektivave fiskale.

Problemet për të do të vazhdojnë edhe nëse Di Rupo do të arrijë të ketë një debutim mbresëlënës në samit, por Belgjika konsiderohet si një mikrokozmos i Eurozones: Veriu i pasur është lodhur nga subvencionimi i jugut plangprishes dhe mbase zhvillimet e fundit mund të përbejnë një burim shprese për faktin e thjeshte se ishin tregjet që e shtynë vendin drejt nje zgjedhjeje, e ndoshta me trysnine e tyre mund të arrijnë të galvanizojnë edhe vetë Eurozonen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA