Siria i është përgjigjur pozitivisht një nisme të Ligës Arabe, që synon t’i japë fund tetë muajve të përplasjeve të dhunshme që kanë shkaktuar më shumë se 4 mijë viktima.
Lajmin e bëri të ditur Ministri i Jashtëm i organizmit që bashkon 22 vende arabe. Jihad al-Makdisi u tha gazetarëve se marrëveshja pritet të firmoset së shpejti.
Ditën e dielë, Damasku iu përgjigj pozitivisht një ultimatumi të Ligës, e cila kërkonte vendosjen e monitoruesve ndërkombëtarë në vend. Megjithatë, ushtria siriane vazhdoi sulmet e saj ndaj rebelëve, duke vrarë 27 persona vetëm gjatë të shtunës.
Banesa në disa qytete të ndryshme u goditën me raketa tokë-tokë, predha tanqesh dhe nga trupat e vendosura në kushte të luftimeve të vërteta.
Dhuna ndaj qytetarëve të paartmatosur i ka kushtuar Sirisë një seri masat politike dhe ekonomike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Europian dhe nga vetë Liga Arabe.
Ndonëse përleshjet kanë nisur që prej muajit mars, pavarësisht presionit ndërkombërtar, ato vazhdojnë të bëhen gjithmonë e më të përgjakshme. Vetëm gjatë nëntorit, në atë që ishte muaji më brutal i deritanishëm, 950 vlerësohet të jenë vrarë sipas OKB-së.
Top Channel