Rusi, partia e Putin fiton mazhorancën

05/12/2011 09:10

Pasi janë numëruar rreth 96% e votave, partia “Rusia e Bashkuar” e Valdimir Putin do të ketë mazhorancën absolute me 238 vende në parlament nga 450 të tilla.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Komisionit Qendror Zgjedhor, Vladimir Ciurov, në prag të përfundimit të procesit të numërimit.

Me këto rezultate partia e Putinit nuk do të ketë nevojë për të bërë koalicion apo aleanca parlamentare në mënyrë që të qeverisë vendin. Gjithmonë sipas njoftimit të Curiov, komunistët kanë fituar 92 vende, “Rusia e Drejtë” 64 dhe liberaldemokratët 56.

Edhe pse ka arritur sërish mazhorancën, Putin ka humbur 15 pikë përqindje në krahasim me zgjedhjet legjislative të vitit 2007, kur fitonte 64.7% të votave. E thënë më thjeshtë, nuk siguron dy të tretat e nevojshme, nuk mund të bëjë modifikime në kushtetutë, por mbi të gjitha do të shfaqen pengesa për dyshen Putin-Medvedev përpara zgjedhjeve presidenciale të marsit.  

“Thonin se partia ime do të mbante pushtetin me manipulime, por kemi treguar se kemi të drejtën morale për të vazhduar në rrugën tonë. Kjo është demokracia”, theksoi Medvedev.

Në të njëjtën linjë edhe Putin: “Është një rezultat real që reflekton dëshirën e vendit. Do të garantojmë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA