Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, bënë thirrje për një traktat të ri, me rregulla më të ashpra financiare për Eurozonën, gjatë takimit që janë duke mbajtur në Paris.
Drejtuesit e dy fuqive më të mëdha ekonomike të kontinentit sugjeruan që të rritet kontrolli fiskal dhe të parashikohen sanksione për shtetet që do të abuzojnë me buxhetet e tyre kombëtare. Sarkozy theksoi se “duhen marrë masa që kriza të cilën po përjetojmë të mos përsëritet më kurrë në të ardhmen”.
Bisedimet e Parisit vijnë përpara një samiti të BE-së, të premten, i konsideruar si vendimtar për fatin e monedhës së përbashkët euro.
Merkel deklaroi se “Franca dhe Gjermania dëshirojnë të kryejnë disa ndryshime strukturore, të cilat shkojnë përtej rregullave dhe marrëveshjeve në fuqi për momentin”.
Dy liderat shtuan se do të ishte ideale që ndryshimet të aprovoheshin nga të 27 vendet antare të Bashkimit Europian, por nëse kjo nuk do të jetë e mundur, do të mjaftojnë 17 shtetet që kanë përshtatur euron.
”Paketa e masave që ne propozojmë tregon se jemi të vendosur për të ruajtur stabël monedhën euro, të konsideruar prej nesh si një faktor thelbësor në stabilitetin europian”, theksoi Merkel.
Kriza e euros, Merkel-Sarkozy nis java e bisedimeve
Me takimin e tyre ne Paris, presidenti francez Nikolas Sarkozy dhe
kancelarja gjermane Angela Merkel nisin një javë bisedimesh mbi krizen e
euros.
Dy lideret do t’i paraqesin idete e tyre ne samitin e BE-se te premten, i konsideruar vendimtar per monedhen e perbashket. Gjermania eshte pozicionuar tashem hapur ne favor te nje kontrolli te centralizuar. Franca nga ana e saj eshte me shume per ruajtjen e sovranitetit kombetar. E gjithe kjo jave maratone bisedimesh qe do te shohe takimin franko-gjerman te pasohet nga te tjere qe perfshijne lidere europiane, BQE-ne dhe sekretarin amerikan te thesarit Timothy Geithner, do te kulmoje pikerisht me samitin e Brukselit.
Me tregjet financiare qe po ushtrojne presion mbi disa prej vendeve me te medha dhe me probleme borxhi te eurozones, Sarkozy thote se rreziku eshte i madh. “Cfare do te mbetet nga Europa po u zhduk euro?, pyet shefi i Elizese dhe pergjigjen e jep po vete: “Asgje”!
Sa per rolin e vendit te tij dhe Gjermanise, Sarkozy eshte i bindur se ato duhet te zene nje pozicion qendror per sigurimin e nje te ashtequajture “zone stabiliteti”.
Merkel zotohet per hapa konkrete drejt nje unioni fiskal. Kancelarja kembengul per disipline buxhetore dhe nje mekanizem efikas te menaxhimit te krizave, cka nenkupton ndryshimin e traktateve ekzistuese apo krijimin e pakteve te reja. Ndryshimi i traktatit ne fakt nuk eshte dicka qe ndodh brenda nates, por kerkon muaj te tere kohe.
Megjithate, shpresat jane qe permes percjelljes se nje objektivi te forte e te njezeshem te premten, tregjet do te arrijne te qetesohen mjaftueshem sa per te ulur kostot e huamarrjes per Italine, Spanjen dhe te tjera vende me nivele te larta borxhi dhe ekonomi te trazuara.
Top Channel