
Qeveria italiane miratoi një paketë masash anti-krizë prej 30 miliardë
eurosh, e cila duhet të ndihmojë vendin të mos përfundojë në falimentim.
Te mbledhura nen nje dekret te vetem emergjence qe mund te hyje ne fuqi edhe pa aprovimin e parlamentit, masat jane pasoje e presionit ne rritje per veprime urgjente te cilat te ndihmojne ne rivendosjen e besimit tek ekonomia e trete me e madhe e eurozones.
Kryeministri Mario Monti e cilesoi paketen nje iniciative te dhimbshme, por te nevojshme e tha se per te ndihmuar në shkurtimin e shpenzimeve, nuk do ta marre rrogen e kreut te qeverise. Dhe si per te demonstruar vertet impaktin e shkurtimeve drastike, ministrja e Ceshtjeve Sociale, Elsa Fornero shpertheu ne lot, kur njoftoi reformat e pensioneve dhe nuk arriti te permendte dot fjalen “sakrifica”.
“Besoj se ajo qe donte te thoshte ishte sakrifica. Qe do te thote se ne fakt duhet te bejme shkurtime edhe ne raport me pensionet, megjithate kemi mundur te ruajme ato minimalet”, tha Monti.
Greqia, Irlanda dhe Portugali janë detyruar të marrin ndihma shpëtimi nga ndërkombëtarët gjatë 18 muajve të fundit. Frikën kryesore për udhëheqësit evropianë e përbën tani Italia, ekonomia e tretë më e madhe e kontinentit, që mund të ketë nevojë për një paketë shpëtimi financiar për të shmangur mospagimin e borxhit, një krizë që do të kërcënonte bashkimin monetar të kontinentit dhe do të rikthente recesionin në mbarë botën.
Top Channel