Egjipt, të shtëna në Luksor e Kajro

05/12/2011 18:10

Gjashtë qendra elektorale janë mbyllur në Egjipt si pasojë e një serie të shtënash të shkëmbyera mes mbështetësve të Salafitit dhe atyre të Vëllezërve Myslimanë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat iu referohen burimeve pranë forcave egjiptiane të sigurisë.

Sipas burimeve, ngjarje të tilla janë regjistruar në fshatin Isna, në afërsi të Luksorit, ku ka ndërhyrë ushtria për të qetësuar situatën.

Përplasje mes salafitëve dhe vëllezërve myslimanë janë regjistruar edhe në rrethinat e Kairos, ku ka ndërhyrë sërish ushtria për të rivendosur sigurinë.

Rezultatet e fundit të zgjedhjeve në Egjipt treguan forcën e partive islamike, të cilat sipas të gjitha gjasave, do të sigurojnë një shumicë të konsiderueshme mandatesh në Parlamentin e parë që do të dalë nga zgjedhjet e para post-Mubarak.

Një ditë pas ditës së dytë elektorale, ende pa dalë rezultatet, Vllazëria Myslimane vetëshpalli fitoren e zgjedhjeve, duke grumbulluar, sipas saj, mbi 40 për qind të preferencave të egjiptianëve.

Edhe pse procesi u zhvillua pa probleme, në përfundim të tij trazirat vijuan me protesta e të plagosur, të shkaktuara nga mbështetësit e fraksioneve të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA