
Në qytetin gjerman të Bonit celet sot një konferencë madhore ndërkombëtare mbi të ardhmen e Afganistanit.
Takimi zhvillohet 10 vjet pasi një iniciativë e ngjashme u ndërmor po në këtë qytet vetëm disa javë pas përmbysjes së talebanëve nga pushteti. Ajo qe organizatoret pretendojne eshte nxitja e nagazhimit afat-gjate nderkombetar per afganistanin dhe mbeshtetja e perpjekjeve per rivendosjen e sigurise.
Por bisedimet po bojkotohen nga nje lojtar kyc, Pakistani. Veprimi i tij eshte nje forme proteste ndaj sulmit te NATO-s mbi nje post kufitare qe i kushtoi jeten 24 ushtareve pakistaneze, per te cilin aleanca kerkoi falje.
Mjaft vezhgues e shohin angazhimin afatgjate ne Afganistan si kritik ne nje kohe kur shumica e forcave perendimore pergatiten te lene vendin brenda 2014-tes. Per ministrin e Jashtem gjerman, Guido ëesterëelle, eshte thelbesore qe mbeshtetja nderkombetare per Afganistanin te mbetet e pandryshueshme.
“Nuk duhet te perserisim gabimet e historise dhe per kete arsye i dergojme nje mesazh te qarte popullit afgan: e njohim pergjegjesine tone dhe do te vazhdojme t`ju mbeshtesim”, thotë Guido ëesterëelle, ministër i Jashtëm i Gjermanisë.
Presidenti afgan Hamid Karzai tha se vendi i tij eshte me i vendosur se kurre per te vazhduar rrugen e reformave.
“Mbetemi te angazhuar per reformat e premtuara, per ngritjen e institucioneve shteterore aq te nevojshme per afganistanin dhe arritjen e paqes”, tha Karzai.
Konferenca hapet nga kancelarja Angela Merkel, së bashku me presidentin afgan Hamid Karzai dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon. Mes mbi 1000 pjesëmarrësve do te jete edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton. Afganistani do të rifitojë sovranitetin e vet, tha per “Deutsche ëelle”,këshilltari për çështjet e sigurisë Rangin Dadfar Spanta. Në prag të konferencës Karzai ka kërkuar prej bashkësisë ndërkombëtare edhe pesë miliardë dollare ndihma, para qe do te perdoren sipas tij për forcimin e ushtrisë, policisë dhe institucioneve të shtetit.
Top Channel