“Korrupsioni, plaga e Afganistanit”

05/12/2011 18:55

Në përfundim të samitit një ditor të Bonit në Gjermani ku u fol për Afganistanin, autoritetet afgane u zotuan për luftën kundër korrupsionit në këmbim të mbështetjes ndërkombëtare pas tërheqjes së NATO-s në vitin 2014.

Në dokumentin përfundimtar të samitit thuhet se është vënë re një përparim thelbësor në luftën kundër korrupsionit që nga mbajtja e konferencës së fundit të këtij lloji, 10 vjet më parë, pak javë pas daljes në publik të talebanëve.

Komuniteti ndërkombëtar ra dakort të ndihmojë Afganistanin për një periudhë 10 vjecare pas përfundimit të misionit të NATO-s, por në këmbim kërkojnë një mirëqeverisje të vendit, luftë ndaj korrupsionit dhe terrorizmit.

“Mbrojtja e civilëve, forcimi i institucioneve dhe sundimit të ligjit në të gjithë territorin dhe lufta e pakompromistë kundër korrupsionit dhe të gjitha formave të tij mbeten prioritet për Afganistanin”, thuhet në dokumentin e rënë dakort nga të gjitha palët pjesëmarëse në samit.

Megjithatë, në këtë samit u ndje mungesa e Pakistanit, i konsideruar si vend kyc për stabilitetin e Afganistanit. Islambadi bojkotoi punimet e samitit në shenjë proteste ndaj një sulmi aksidental të NATO-s në fund të muajit nëntor në kufirin Afganistan-Pakistan. 24 ushtarë pakistanezë mbetën të vrarë si pasojë e sulmit ajror të NATO-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA