
Kontrolli i mediave ka qenë një prej faktoreve kyc që i ka lejuar kryeministrit Vladimir Putin të dominojë të gjithë arenën politike, prej kohës kur ai iu ngjit pushtetit në vitin 2000.
Por Kremlini po përballet me një sfidë të re të medias, në formën e një audience të politizuar në YouTube. Shumë klipe kanë fituar vëmendjen e mbi 1 milionë shikuesve.
Videot janë të shumëllojshme, polemika politike, satirë apo këngë që në thelb të tyre kanë të njëjtën qasje, kritika ndaj lidershipit, Medvedev dhe Putin si dhe partisë së tyre Rusia e Bashkuar.
Në fillim të këtij viti, një prej zërave kundër korrupsionit, blogeri Aleksei Navalni, përmes një faqe interneti, ndërmorri një fushatë kundër partisë “Rusia e Bashkuara” me logon “Partia e Lakejve dhe Hajdutëve”.
Video u postua në YouTube më 7 Tetor, ndërsa më 28 Tetor numëronte 1 milion shikues. YouTube po i jep një zë opozitës, por edhe formave të tjera të artit.
Për ata që duan satirën e zezë, është Zoti Frimen një personazh filmi vizatimor, bardhë e zi. Më 11 shkurt, ai braktisi satirën dhe i dërgoi një letër të hapur, presidentit rus, duke i kërkuar atij të ndalojë që Putini të behet president. Në fund të muajit, video kishte 1 milionë shikues.
YouTube ka ndihmuar në rigjallërimin e protestave muzikore, që ashtu si satira janë ndaluar nga mediat kryesore. Duke iu referuar një sondazhi të fundit, rreth 60 milionë rusë kanë akses në internet nga 140 milionë.
Faqja e internetit e “Gazeta.ru” rendit në një listë 10 videot më të klikuara. Vetëm gjashtë prej tyre numërojnë mbi 1 milionë klikime, gjatë gjithë 2010. Kjo është dëshmia se audienca e internetit në Rusi po politizohet gjithnjë e me shumë dhe është dallueshëm anti-qeveritare.
Nga ana tjetër, që kur Medvjedev u bë president në vitin 2008, autoritetet u përpoqën të ndikojnë komunitetin e internetit. Vetë Medvedjev ka një videoblog dhe një adresë në Tuitter që aktualisht ka 650 mijë ndjekës.
Këto klipe anti qeveritare, zor se mund të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve në Rusi, por të paktën do të ndryshojnë perceptimin.
Sipas një sondazhi nga Universiteti Shtetëror i Moskës, Putini shihet në një dritë më errët sot, apo me një sy negativ krahasuar me zgjedhjet presidenciale të vitit 2000 apo 2004.
Anët më negative të Putinit, sipas të anketuarve, janë: “premtimet e pambajtura, dështimi përballë korrupsionit, populizëm dhe autoritarizëm i tepruar”.
Top Channel