Inter humbet sërish
04/12/2011 00:00
Udineze i bashkangjitet Milanit në krye të renditjes së Serisë A, pas mundi në San Siro Interin me rezultatin 1-0.
Në pjesën e parë u pa një ndeshje e vakët nga ana e të dyja skuadrave, pasi edhe rastet për shënim ishin shumë të pakta.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 62. Udinese gjeti avantazhin me anë të Isles. Duke mos mjaftuar goli i pësuar Interi mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Zanneti, ndërkohë Udineze humbi një 11 metërsh.
Dy minuta më vonë ishte Interi që fitoi një 11 metërsh, por edhe zikaltrit nuk e shfrtytëzuan mundesine e krijuar.
Top Channel