Zelensky ndërron mendje, pritet të udhëtojë drejt Davosit pas thirrjes së Trump, takime kyçe për Ukrainën Ekspertët në qytetin Koblenz të Gjermanisë caktivizuan me sukses dy bomba të Luftës së Dytë Boterore, që u zbuluan në shtratin e lumit Rin.
Bomba më e madhe peshonte 1.8 tonë dhe u lëshua nga Forcat Ajrore mbretërore mes viteve 1943-1945. Ndërsa me e vogla, sipas eksperteve, më e rrezikshmja, peshonte 275 kg dhe është hedhur nga Ushtria Amerikane.
Thuajse gjysma e 45 mijë banorëve të qytetit u shpërngulën, përfshirë pacientët e dy spitaleve, 7 qëndrave të kujdesit për të moshuarit dhe një burgu.
Ky mund të cilesohet si operacioni më i madh i caktivizimit të bombave në Gjermani, prej vitit 1945.
Përvec bombave u gjet edhe një granatë tymuese, për të cilën ekspertët vendosën të bëjnë shpërthimin e kontrolluar. Qindra thasë me rërë ishin vendosur në zonën ku u zbuluan bombat si dhe u vunë në punë pompat për të thithur ujin përreth. Vetëm kur terreni të ishte i thatë do të niste puna për të caktivizuar bombat.
Bomba e Forcave Ajrore Mbretërore në Rin, e zbuluar me 20 Nëntor, kishte kaq shumë eksploziv sa për të shkatërruar një lagje ndërtesash.
Zbulimi i bombave të luftës nuk është dicka e pazakontë në Gjermani, por këto besohet se janë më të mëdhatë e gjetura deri tani. Në Koblenz janë hedhur mbi 250 bomba gjatë viteve 1943-1945.
Top Channel