Të Drejtat e Njeriut në OKB, dënuan Sirinë për atë që në deklartën e këtyre të fundit u quajt “shkelje e gjerë, flagrante dhe sistematike” mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.
Dokumenti rekomandon “që organet kryesore të OKB-së të shqyrtojnë raportin e Komisionit të Hetimeve”, i cili akuzon Damaskun për krime kundër njerëzimit “, dhe të marrin masat e duhura.”
Por Rusia dhe Kina ashtu siç pritej, përsëritën sërish kundërshtimin e tyre. Nga ana e saj, Moska e ka quajtur rezolutën “të papranueshme.”
Një gjë e tillë ishte folur edhe para këtij takimi, ku sipas ekspertëve, aprovimi apo vetoja kundër e Moskës do të varej në masë të madhe nga mënyra se si do të formulohej rezoluta prej amerikanëve dhe europianëve.
Si rrallë here, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europa dhe vendet arabe janë të bashkuara rreth domosdoshmërisë së dënimit të dhunës në Siri dhe marrjes së masave kundër saj.
Top Channel