Marrëveshja e arritur ndermjet pales kosovare dhe asaj serbe rreth çeshtjes se kufijve, sipas zëvendës/kryeministrit Hajredin Kuçi tregon se Serbia ka njohur zyrtarisht kufijtë e Kosovës.
Marrëveshja e arritur sipas Kuçit është në pajtim të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Ndërkohë, pala serbe këmbëngul se marrëveshje për pikat kufitare në veri, parashikon vetëm si “vendkalime” dhe se Serbia në asnjë rrethanë nuk ka hequr dorë nga respektimi i Kushtetutës së saj.
Kjo vërtetohet edhe në njoftimin e BE-së ku në asnjë paragraf të komunikatës nuk përmendet fjala “kufi”, por vetëm “vendkalime”.Megjithatë, z.Kuci mohon se Prishtina është dorëzuar në këtë pikë.
“Varet se cilën pjesë lexon gjithëkush, por ajo cka dua të them është që Kosova dhe gjithë bota demokratike lexon dhe e di faktikisht dhe juridikisht që Kosova ka kufijtë e saj”, thotë zoti Kuçi.
Ndërkohë, njoftimi i BE-së lidhur me këtë çështje e saktëson shumë qartë se, marrëveshja do të thotë që palët gradualisht do të krijojnë kalime të përbashkëta të integruara, të vetme dhe të sigurta.
Top Channel