Kalendari i NBA, 66 ndeshje këtë sezon

03/12/2011 00:00

Liga amerikane e basketbollit (NBA) ka konfirmuar kalendarin për sezonin 2011-2012.

I kushtëzuar nga bojkoti i tejzgjatur i lojtarëve, ky kampionat do të nisë në datën 25 dhjetor dhe pritet të zhvillohen 66 ndeshje nga 82 që zhvillohen zakonisht.

Që në ditën e parë bien në sy takimet e forta që premtojnë spektakël dhe rivaliteti si Dallas Maveriks dhe Miami Hits, dy skuadra që u përballen me njëra-tjetrën edhe në finale e madhe të sezonit të kaluar.

Në fushë do të jetë edhe Los Angeles Lakers që do të përballet me Chicago Bulls, ndërkohë që do të luhen edhe sfidat Oklahoma City me Orlando Magic, Golden State Warriors dhe Los Angeles Clipers.

Gjithsesi pritet që në kalendar të bëhen modifikime të tjera dhe panorama e plotë e kalendarit të sezonit 2011-2012, pritet të plotësohet javën e ardhshme.

Top Channel