Itali, armë nga ish-Jugosllavia

03/12/2011 00:00

Agjentët e policisë së Triestes në Itali kanë sekuestruar përmes një
operacioni një arsenal armësh që vinte nga një prej vendeve të
ish-Jugosllavisë.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë italiane, sipas të cilave përmes operacionit të koduar me emrin “Rrezik Maksimal” janë bllokuar 36 armë, normale dhe lufte.

Sipas burimeve, mes armëve kishte shumë kallashnikovë, ndërkohë që nuk mungonin edhe sasi eksplozivi plastik me potencial tepër të lartë.

Armët po transportoheshin në bordin e një furgoni që u lokalizua në kufirin mes Italisë dhe Sllovenisë, drejtuesi i të cilit, një 32-vjecar slloven, është arrestuar.

Destinacioni i armëve mbetet ende për t’u zbuluar, por prokurorët e antimafias kanë deklaruar disa herë se vendet e ish-Jugosllavisë luajnë një rol kyc në furnizimin me armë të organizatave mafioze me bazë në jug të Italisë.

Një tjetër pistë që po ndjekin hetuesit është edhe prania e grupeve, ndonëse të vogla, kriminale serbe në Trieste, për shkak të lidhjes tokësore me Slloveninë fqinje.

Top Channel