Cështja Tevez po merr një tjetër kthesë. Sulmuesi argjentinas qe ditët e fundit u fol shumë për një transferim të mundshëm te Milani, tashmë ka pas tij edhe nje pretendent tjetër. Bëhet fjalë pikërisht për Anzhin që është futur plotësisht në garë për 27-vjecarin.
Skuadra e Anzhit do të besojë tratativat për transferimin e Tevez në Rusi te agjenti i merkatos Vlado Leniç, i cili më parë mundësoi edhe blerjen e Samuel Eto nga Interi.
Për më tepër ai që e vë në pararojë klubin rus kundrejt Milanit është aspekti financiar. Për të arritur te Tevez, Milanit i duhet të derdhë minimalisht 30 milionë euro në arkat e Manchester City-t, shifër kjo shumë e lartë për buxhetin e kuqezinjve, por jo për atë të Anzhit. I vetmi që mund të ndihmojë klubin italian për të mundur konkurrencën është Silvio Berluskoni që shpejt do të rimarrë presidencën e kuqezinjve.
Por cështja qëndron në faktin se sa i gatshëm është ish-kryeministri italian për të bërë shpenzime të mëdha në merkaton e transferimeeve për klubin e tij?
Top Channel