Bundesliga, Bayer mposht 2-0 Hoffenheim
03/12/2011 00:00
Bayer ka arritur suksesin në ndeshjen që hapi javën e 15-të të
kampionatit gjerman. Leverkusen i ka imponuar ligjin e tij ekipit të
Hoffenheim, duke e mposhtur me rezultatin 2-0.
Një prej golave mban firmën e lojtarit zviceran Eren Derdiyok, që pas tripletës së të shtunës së kaluar në Berlin, që i mundësoi Bayer-it barazimin, ka zhbllokuar edhe sfidën me Hoffenheim.
Derdiyok ka shënuar në minutën e 10 të pjesës së parë, ndërkohë që në minutën e ’34 të pjesës së dytë ka qenë Sydney Sam që ka dyfishuar rezultatin.
Ndërkohë, pasditen e sotme pritet të luhen sfidat e tjera të Bundesliga, ku vëmendja do të jetë fokusuar tek Bayern Munchen, që ka pësuar humbje në dy javët e mëparshme.
Top Channel