Autori i masakrës së 22 korrikut në Norvegji, Anders Breivik, u vetëdeklarua “plotësisht i shëndoshë mendërisht”, dhe e quajti gafë raportin e grupit të psikologëve, që sipas tij gabuan pasi nuk njohin bindjet e tij politike.
Raporti i psikologëve vëren se Breivik është i paqendrueshëm mendërisht dhe vuan nga paranoja skizofrenike.
Raporti i grupit të psikologëve iu dorëzua më 29 nëntor një komisioni mjeko-ligjor që do të përcaktojë vëtetësinë e tij. Nëse raporti mbështetet edhe nga komisioni, Breivik do t’i shpëtonte dënimit me burg, por për të do të hapeshin dyert e institututeve të përkujdesjes së personave me probleme mendore.
Anders Breivik vrau 77 persona në dy atentate të ndryshme më 22 korrik në Norvegji. Fillimisht me anë të shpërthimit të një bombe në Oslo, ai vrau 8 persona dhe më pas në një sulm me armë në ishullin Utoya, vrau 69 të tjerë, pjesa më e madhe të rinj aktivistë të Partisë Laburiste norvegjeze.
Top Channel