SHBA, akuza të rënda kundër Assange

02/12/2011 21:15

Në Shtetet e Bashkuara, me urdhër të qeverisë amerikane është ngritur një grup hetimor që po përpiqet të ngrejë akuzat kundër themeluesit të Wikileaks.

Gazeta australiane, Sidney Morning Herald shkruan se ndaj Julian Assange do të ngrihen akuza më të rënda se sa ato të parashikuara nga Akti i Spiunazhit i kushtetutës amerikane që daton që nga viti 1917.

Gazeta australiane në lajmin e publikuar pretendon se kështu po diskutohet mes diplomatëve amerikanë dhe atyre australianë. Madje ajo publikon disa dokumente, të cilat pretendon se janë sekrete.

Ndërkohë, Assange pritet të ekstradohet nga Anglia për në Suedi ditën e hënë. Ai akuzohet nga drejtësia suedeze për përdhunim dhe dhunë seksuale në dy raste ndaj dy femrave suedeze në kohën kur jetonte atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA