Aktistë të të drejtave të njeriut akuzuan autoritetet ruse duke thënë se ato po përpiqen të fiksojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale përpara se ato të mbahen, në mars të 2012-s.
Grupimi i quajtur “Golos” raportoi të premten për parregullsi të mëdha në listën e votuesve. Ndaj tij është hapur një procedim penal nga autoritetet, për thyerjen e kufizimeve publicitare të vendosura gjatë fushatës, nëpërmjet vendosjes së reklamave në faqen e tij të internetit.
”Autoritetet janë duke u përpjekur që të pengojnë “Golos”-in të punojë në Rusi, pasi për momentin ata janë organizata e vetme serioze që kanë evidentuar shkeljet që po ndodhin në shkallë të gjerë”, deklaroi Tanya Lokshina, antare e Moskës e grupit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.
Rusia do të zgjedhë presidentin e saj të ri në datën 4 mars dhe favorite kryesor për këtë rol është Kryeministri aktual, Vladimir Putin. President nga viti 2000-08, Putin u largua nga posti më i lartë i Kremlinit për shkak të ligjit rus, që pengon tre mandate të njëpasnjëshme. Katër vjet më, Partia “Rusia e Bashkuar” e ka kandiduar sërish liderin e saj për president në vend të Dmitry Medvediev, që do të përmbushë rokadën dhe do të kalojë në postin e Kryeministrit.
Në Parlamentin e Rusisë, Duma, katër parti kanë arritur të përfaqësohen në mandatin e fundit. “Rusia e Bashkuar”, Partia Komuniste Ruse, forca e dytë politike më e madhe në vend, nacionalistët liberal-demokratë dhe social-demokratët e grupimit “Rusia e Drejtë”.
Top Channel