Milani mundi 0-2 Xhenoan dhe merr përkohësisht kreun e Serisë A, në pritje të një gabimi të Juves me Cesenën.
Sërish ka qenë Ibrahimovic i cili zhbllokoi rezultatin e ndeshjes e cila po vështirësohej për skuadrën e Alegrit.
Shtatlarti suedez shndërroi në gol një 11-metërsh të fituar nga vetë ai, ndërkohë që Kaladze u ndëshkua me të kuq pas ndërhyrjes së parregullt. Golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes e shënoi Nocerino.
Milani regjistroi kështu fitoren e shtatë në 8 ndeshjet e fundit në kampionat, një ecuri e mirë e kuqezinjve drejt objektivit kryesor.
Ndërkohë në fillimin e saj ndeshja u ndërpre për më shumë se 10 minuta për shkak të tymueseve të hedhura nga policia jashtë stadiumit për të shpërndarë grupimet e tifozëve.
Top Channel