Merkel shpjegon unionin fiskal

02/12/2011 00:00

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se Europa po punon për një union fiskal, një përpjekje që synon të zgjidhë krizën e borxhit të eurozonës. Ajo i shpjegoi Bundestag-ut se kjo mund të arrihet përmes nje traktati të ri. 

Në fakt idea nuk është e re, mbrimjen e së enjtes, presidenti francez Nikola Sarkozi foli per rithemelimin e Europës, që të con pikërisht në ndryshimin apo rishikimin e traktateve ekzistuese.

“Ne na nevojitet një discipline buxhetore dhe një mekanizëm efektiv te menaxhimit te krizes. Kësisoj na duhet të ndryshojmë traktatet ose të krijojmë të reja”, deklaroi Merkel.

Qeveria gjermane po ushtron presion për disa ndryshime, për të vendosur edhe veto ndaj buxheteve kombëtare në eurozonë, që shkelin rregullat për të cilat është rënë dakord.

Gjatë fjalimit të saj në Bundestag, Merkel përsëriti kundërshtimin për lëshimin e eurobondeve nga Banka Qendrore Europiane, ide e përkrahuar nga të gjithë anetaret e tjerë të eurozonës.

“Përgjegjësia për borxhet e të tjerëve, nuk është aspak e pranueshme. Eurobondet nuk janë masa shpëtimi në këtë krizë”, nënvizoi ajo. Përgjegjësia kombëtare dhe solidariteti europian i shërbejnë njëri-tjetrit”.

Shumë ekspertë dhe politikanë në Gjermani argumentojnë se eurobondet do të penalizojnë vendet me kredi të larta dhe do të pengojnë qeveritë në borxhe të bëjnë reforma.

Analistet mendojnë gjithashtu se Berlini e kundërshton ndërhyrjen e Bankës Qëndrore Europiane duke iu referuar superinflacionit që u rregjistrua në vitet 1920.

Por ende është e paqartë sesi disiplina buxhetore do të hyjë  në fuqi dhe nuk ka një përgjigje se si do të funksionojë kjo me vendet që nuk janë në eurozonë.

Një pergjigje negative për planet e përbashkëta franko-gjermane vjen nga kryeministri britanik David Kameron i cili pas bisedimeve me presidentin francez Nikola Sarkozi në Paris, nënvizoi se Europa nuk ka asnjë nevojë për të ndryshuar traktatet e saj.

“Nëse kjo do të ndodhe, tha Kameron. Atëherë ne do të vazhdojmë të mbrojmë interesat e Britanisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA