Merkatoja, “Carling Cup”, vitrinë talentesh

02/12/2011 16:15

Kupa e Ligës në Angli, e quajtur me emrin e vecantë “Carling Cup” po zbulohet si një vitrinë talentesh, dhe një prej aleateve më të mira në merkaton e afërt të janarit.

Ndeshjet e luajtura këtë mesjavë hapën skenarë interesantë jo vetëm me formatimin e gjysmëfinaleve, por edhe në rigjallërimin e lojtarëve të lënë në hije.

Tek Manchester United, që u eliminua në mënyrë surprizë nga Cristal Palace, janë disa elementë në largim. Bullgari Berbatov është shumë pranë firmës me ekipin milioner, Anzhi Makashkala, ndërsa alternativa e ballkanasit është edhe Gallatasaray. Klubi nga Stambolli ka vënë në tavolinën e tratativave një pagë stimuluese, edhe pse më inferiore se skuadra cecene që militon në kampionatin rus.

Edhe Federiko Makeda mund të bëjë rikthimin në Itali. Talenti përdoret shumë pak nga Ferguson, që po kërkon një sistemim të ri edhe për Gibson dhe Diuf, me këtë të fundit që nuk ka asnjë ofertë.

Cristal Palace është kthyer në një supermarket futbollistësh falë kualifikimit surprizë në “Old Treford”. Te skuadra angleze ka spikatur talenti 19 vjecar ?ellfreed Zaha, në një rol sulmuesi të fshehur, si dhe mbrojtësi Nataniel Klein.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA