Liderja e vlerësimit të korrupsionit në botë, “Transparency International”, ndërpreu të gjitha lidhjet e saj me FIFA-n, pasi dy sugjerime të mëparshme të saj ishin hedhur poshtë.
Vendimi i lajmëruar të premten rrit presionin mbi organizmin më të rëndësishëm të futbollit botëror, i përfshirë edhe më parë në disa skandale korrupsioni.
FIFA refuzoi të paguante një ekspertizë të pavarur për të mbikqyrur reformat, me pretendimin se do të binte ndesh me statutin e pavarësisë se saj. Gjithashtu, organizmi i drejtuar nga Sepp Blatter refuzoi të niste hetimet e skandaleve të vjetra, një tjetër rekomandim i “TI”.
Lëvizja e agjensisë u shihet një goditje e madhe e besueshmërisë dhe procesit të reformave të FIFA-s, i udhëhequr nga presidenti Blatter. FIFA është përfshirë së fundmi në disa skandale të rëndësishme korrupsioni, sidomos në caktimin e kandidaturave fituese për organizimin e Botërorit.
Vendimi i mëparshëm për t’i akorduar Rusisë dhe Katarit zhvillimin e Botërorëve të vitit 2018 dhe 2022, përkatësisht, ka ngjallur dyshime të ashpra të komunitetit ndërkombëtar.
Top Channel