Spektakël automjetesh në Tokyo Motor Show

01/12/2011 00:00

Në Tokio të Japonisë janë hapur dyert e Big Sight, selia e re e Tokyo
Motor Show, ku ekspozohen makinat e pajisura me teknologjinë më të
fundit.

Ekspozita në fjalë ka një rëndësi të vecantë, pasi vitin e kaluar, me mungesën e Shtëpive jo japoneze, evenimenti ishte konsideruar i dështuar dhe se kishte hyrë në një krizë të pakthyeshme.

Në këtë mënyrë fituan avantazh panairet e Koresë së Jugut, Kinës dhe Indisë. Por sot, duket se ekspozita japoneze ka rifituar autoritetin dhe prestigjin e saj. Kështu, në të janë prezantuar:

Toyota “Fun-Vii”; roboti Asimo që hedh në gotë pijen; makina Daihatsu me kursim energjie; makina qytetare Honda e kompjuterizuar; Suzuki “Q Concept”; BMW-ja e re “ActiveHybrid 5”; Nissan “Pivo3”; Volkswagen “Cross Coupe”; Suzuki “Regina”; Mazda “Takeri”; dhe Volkswagen “Beetle”.

FOTO GALERI
1/11
Toyota “Fun-Vii”

Top Channel