Shorti i Euro 2012, disa orë larg

01/12/2011 00:00

Shorti që do të shfaqet në tavolinën e zyrtarëve të UEFA-s për Europianin e vitit 2012, është shumë pranë konsumimit.

Të premten në orën 18:00 të gjithë të apasionuarit pas futbollit do të mësojnë kompozimin e grupeve të fazës finale në turneun më madhor europian për kombëtaret, që është në edicionin e 14-të.

Vazot e shortit janë formuar tashmë dhe më të favorizuara për të marrë një kualifikim në dukje të lehtë, janë Spanja dhe Holanda, finalistet e botërorit të 2010-s,  përvec dy vendeve organizatore, Poloni dhe Ukrainë.

Në vazon e parë skuadra për t’u evituar është sigurisht Spanja, e cila vjen nga një fazë eliminatore perfekte. Në vazëon e dytë Gjermania, Italia, Anglia dhe Rusia, do të kërkojnë të kenë në grup një prej vendeve organizatore, duke bërë llogaritë virtuale për një kualifikim të lehtë.

Gjermanët frikësojnë më shumë se Italia dhe “Panzerat” kanë dhënë garanci më shumë në teste. Skuadra e Loeë nuk do të diskutojë kualifikimin edhe nëse vihet në grup me Spanjën.

Në grupimin e tretë janë Kroacia, Greqia, Suedia dhe Portugalia, me këtë të fundit si një minë lundruese. Luzitanët kanë qenë gjithmonë mes favoritëve nëpër turne, por asnjëherë nuk kanë shkuar më shumë se nënkampionë, madje dhe këtë titull pa vlerë e kanë marrë në shtëpi.

Në vazon e katërt janë Danimarka, Franca, Cekia dhe Irlanda. Përvec skuadrës së Trapatonit dhe Cekisë, që nuk kanë pretendime serioze, të dy të tjerat janë gati të befasojnë edhe kompanitë më të kujdesshme të basteve. Danimarka e ka bërë këtë me titullin në 1992, edhe pse tani i mungojnë kampionët.

Top Channel