Sarkozy: Duhet të ribëjmë Europën

01/12/2011 00:00

“Europa duhet të rithemelohet”. Kjo është zgjidhja që sygjeron presidenti francez Nikola Sarkozi, gjatë një fjalimi të rëndësishëm për krizën financiare, në prani te mijëra personave në qytetin portual Tulon, në jug të Francës.

“Më lejoni ta them këtu, Europa duhet rimenduar, rithemeluar. Është urgjente. Bota nuk do të presë për Europën. Nëse Europa nuk ndryshon  shpejt, historia e saj do të shkruhet pa të. Kjo është bindja e Francës, kjo është bindja e Gjermanisë”, tha Sarkozy.

Kjo do të arrihet sipas tij, nga uniteti i Francës dhe Gjermanisë, dy vende në zemër të Europës, të cilët duhet të jenë bashkë për të mirën e të gjithë kontinentit.

“Franca dhe Gjermane ka zgjedhur konvergjencën. Nuk do t’i kthehem asaj zgjedhje. Pas konvergjencës, ka paqe, pas divergjencës, ka konfrontim”, shtoi presidenti francez.

Por cfarë ra në sy në fjalimin jo pak të gjatë, i cili ngjante si pikënisje e fushatës presidenciale, ishte parashikim apokaliptik i Nikola Sarkozy për Europë pa Euron. 

“Cfarë do të mbetet nga Europa nëse zemra e Europës pushon se rrahuri. Asgjë. Të mbrosh euron do të thote të mbrosh Europën”, theskoi Sarkozy.

Sarkozy nuk shpjegoi mënyra specifike, apo cfarë mund të përmbajë traktati i ri, por ai qartësoi se bashkërendimi fiskal dhe buxhetor, duhet të jetë në themel të tij, sic do të jetë dhe kërkesa për të bërë ligjin e buxheteve të balancuar. E thënë më thjeshtë, presidenti i Francës foli për disiplinë strikte financiare apo sanksione ndaj vendeve që nuk përmbushin përgjegjësitë e tyre.

“Ne duhet të diskutojmë politikat tona buxhetore. Jo në mënyrën që të jenë të njëjta kur situatat janë të ndryshme, por në atë mënyrë që të konvergojnë dhe jo të bëhen më të largëta. Le të shqyrtojmë buxhetet tona, me ndëshkime që janë më automatike, më të shpejta, më strikte, për ata që nuk i repsketojnë angazhimet e tyre”, vazhdoi Sarozy.

Por pas më shumë se një dekade, kur u prezantua monedha e përbashkët, ai tha se Europa nuk ka një zgjidhje tjetër, vetëm të ripërsërisë zotimin.

“Në këtë situatë ekstreme, sepse është ekstreme, pas një rruge që kemi përshkruar, ne duhet t’i qëndrojmë asaj që është thelbësore dhe ta ripohojmë në një mënyrë solemne. Kjo është arsyeja pse Franca po lobon me Gjermaninë, për një traktat të ri që rithemelon, rimendon, organizimin e Europës”, ritheksoi Nikola Sarkozy.

Sarkozy ndaloi edhe në Marrëveshjen Shengen për lëvizjen e lirë, e cila duhet të rishikohet si dhe shprehu kundërshtimin për emigracionin e pakontrolluar që do të “copëtonte”, sic tha ai, “modelin tonë social”.

Analistët parashikojnë se Franca mund të humbë 3 A-të në klasifikim, duke iu ekspozuar më shumë krizës së borxhit, por Sarkozy mori në mbrojtje masat e marra deri tani.

Të hënën, presidenti francez do të presë kancelaren gjermane Angela Merkel, për t’i propozuar masat që do të garantojnë të ardhmen e Europës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA