Bruksel, diskutime për Iranin

01/12/2011 00:00

Cështja e Iranit pritet të dominojë diskutimet e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në Bruksel.

Shefat e diplomacive të bllokut do të gjykojnë përgjigjet ndaj raportit të Agjensisë Bërthamore të OKB-së dhe vlerësimit të saj se republika islamike ka ndërmarrë teste për prodhimin e një armë atomike. Britania kerkon sanksione te reja, sidomos ne driten e zhvillimeve te fundit, kur pas mesymjes se ambasades ne Teheran, deboi te gjithe diplomatet iraniane nga Londra dhe terhoqi te sajet nga kryeqyteti i Iranit.

“Ajo cfare ne pretendojme eshte intensifikimi i presionit ekonomik, e sidomos izolimin e sektorit financiar iranian”, tha ministri i Jashtem britanik William Hague perpara takimit. Kjo mbledhje e kryediplomateve ne Bruksel konsiderohet si mundesia e pare per te testuar vullnetin e shteteve te tjera te Europes ne ndjekjen e Britanise dhe masave te saj kunder Iranit. Franca, Gjermania dhe Hollanda i kane terhequr tashme ambasadoret e tyre nga Teherani per konsultime.
 
“Sulmet ndaj cdo perfaqesie diplomatike jane te papranueshme. Eshte detyrim i cdo shteti te ofroje siguri per misionet diplomatike, per kete arsye fola me homologun tim britanik dhe i shpreha solidaritetin tim te plote dhe solidaritetin e Gjermanise. ia komunikuam ambasadorit iranian ne Berlin se nuk do ta tolerojme nje shkelje te tille. Nga ana tjeter e thirra ambasadorin tone ne Teheran per te diskutuar me te situaten dhe si do te veprojme me vone”, tha Guido Westerwele.

Ministria e Jashtme iraniane e kritikoi vendimin per mbylljen e ambasadave, por nje grusht ndjekesish te vijes se ashper e pershendeten kete levizje. Madje, nje shoqate studentesh islamike vendosen te festojne zhvillimet e fundit me sherbesa falenderimi. E inkurajuar nga mbeshtetja e hapur e vendeve si Kina dhe Shtetet e Bashkuara, perpos atyre ne Europe, Britania duket e vendosur t`i jape pergjigjen me te ashper te mundshme.  

Top Channel