Barcelona vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes botërore të klubeve të Federatës së Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), duke lënë pas Real Madrid.
Dy ekipet spanjolle dominojnë këtë renditje shumë të shkëputur nga vendi i tretë që mbahet nga argjentinasit e Velez Sarsfield.
Në vend të katërt renditen kampionët në fuqi të Anglisë, Manchester United, të ndjekur nga Porto dhe Manchester City.
Gjermanët e Bayern Munchen janë renditur të shtatët, ndërsa Inter në vend të tetë.
Dhjetëshen e parë e mbyllin Schalke 04 dhe Santos.
Ja renditja e 10 ekipeve të para sipas IFFHS:
1. Barcelona 332 pikë
2. Real Madrid 316
3. Vélez Sarsfield 279
4. Manchester United 267
5. Porto 256
6. Manchester City 245
7. Bayern Munchen 239
8. Inter 232
9. Schalke 04 231
10. Santos 226
Top Channel