Angli, Manchester United eliminohet nga Kupa e Ligës
01/12/2011 00:00
Manchester United eleminohet për herë të parë nga një skuadër e kategorisë së dytë nga Kupa e Ligës Angleze.
Cristal Palace ka mundur 2-1 në kohën shtesë skuadrën e Sir Alex Ferguson e cila ishte e përbërë nga shumë lojtarë të rinj.
Tashmë Manchester duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje kampionatit anglez ku është 5 pikë larg kreut dhe ndeshjes së fundit në grup në Champions.
Gjysëmfinalet e Kupës së Ligës së Anglisë do të jenë Cristal Palace – Cardiff dhe Liverpool – Manchester City.
Top Channel