
I nisur nga Brazili dhe duke kaluar nëpërmjet sportit më popullor në botë, hiti i këngëtarit latin Mishel Telo’ është kthyer në një fenomen ndërkombëtar duke zbarkuar edhe në Europë.
Kënga “Ai se eu te pego” e të riut brazilian ka ngjallur interesim për lëvizjet e vecanta që janë adoptuar menjëherë nga futbollistët më të njohur.
Gjithcka nisi nga sulmuesi brazilian Neimar që për të festuar një gol me Santosin, imitoi koreografinë e këngës, dhe më pas vazhdoi në dhomat e zhveshjes. Por hiti i Mishel Telo’ kaloi më pas në Europë.
Kristiano Ronaldo dhe shoku i tij te Reali i Madridit, mbrojtësi Marcelo i dhanë jetë një kërcimi argëtues në fitoren kundër Malagës.
Ditët e fundit, edhe Robinjo, Boateng, Tiago Silva dhe Pato kanë kërcyer me ritmet e këngës braziliane, që është kthyer në një modë në botën e futbollit.
Top Channel