“Në futboll mund të ndodhë gjithçka dhe Milani ka mundësitë për të arritur deri në finalen e Ligës së Kampioneve.” Kështu ka deklaruar Clarence Seedorf në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’.
Kapiteni i Milanit ka theksuar se një skuadër ka nevojë për motivim nëse kërkon të fitojë dhe sipas mesfushorit hollandez futbollistët kuqezinj janë shumë të motivuar për faktin e thjeshtë se shumica e tyre nuk e ka fituar kurrë trofeun më të rëndësishëm për klube.
“Preferoj të fitoj Champions sepse për mua kampionati është një detyrim për tu rikonfirmuar në Itali. Kundër Barcelonës treguam vlerat tona dhe zhvilluam një ndeshje të madhe. Luajtëm si të barabartë dhe kemi objektiv që të shkojmë deri në finale të Champions ”, shtoi Seedorf, i cili e ka fituar 4 herë Ligën e Kampioneve me 3 skuadra të ndryshme (Ajax, Real Madrid dhe Milan).
Top Channel