Egjiptianët shprehën vullnetin e e tyre për të votuar për një epokë post-Hosni Mubarak, në ditën e dytë të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në vend. Por sidoqoftë rezultati i tyre, orët e para të së mërkurës sollën përleshje të reja në sheshin “Tahrir”, në Kajro.
Të paktën 88 persona u plagosën, 28 prej tyre rëndë të mjaftueshëm për të shkuar në spital, siç bëri të ditur një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Adel Adaui, për gazetën shtetërore të Al-Ahram. Pjesa tjetër janë trajtuar në klinikat e improvizuar në shesh.
”Viktimat u goditën nga gurë, shishe qelqi dhe kokteje Molotov”, tha për CNN, Dr. Hisham Sheeha, një tjetër zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë. Të paktën një sërë të shtëna armësh përfshinë të gjithë sheshin, dhe ambulancat nuk rreshtën qarkullimin e tyre duke hyrë dhe dalë nga sheshi edhe pse përleshjet vazhdonin.
Agjencia e Lajmeve të Lindjes së Mesme, e cila meanxhohet nga shteti, duke cituar një burim ushtarak tha se në atë kohë në shesh nuk kishte policë apo forca ushtarake.
Sheshi “Tahrir” është bërë epiqendra e protestave që rëzuan Mubarak nga pushteti në muajin shkurt dhe demonstratat e vazhdueshme kundër këshillit ushtarak që pasoi atë.
Top Channel