SHBA/ Dhanë deklarata të rreme pas të shtënave me armë ndaj një emigranti venezuelian, pezullohen nga detyra dy agjente të ICE Beneton prezanton në Tel Aviv, puthjen mes kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu dhe presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmund Abaz, si pjesë e fushatës së saj publicitare.
Pronari i Beneton në Izrael, Eran Veizner, duke folur nga Rishon Letzion, ku firma italiane e veshjeve do të celë brenda pak javësh dyqanin e dytë, tha se kjo ide nuk duhet të merret shumë seriozisht.
Tre postera të mëdhenj janë vendosur përgjatë autostradës kryesore Ajlon. Banorët e Tel Avivit shprehën mendime të ndryshme përballë reklamës.
“Cdo fushatë dashurie është e mirë”, thotë njëri prej tyre.
Edhe një izraelit tjetër e quan të shkëlqyer. “Dy udhëheqës që politikisht janë të huaj, mes tyre shndërrohen në dy njerëz që puthen, është e mrekullueshme”.
Javën e kaluar, Beneton u detyrua të tërheqë një prej foto-montazheve, ku Papa Benedikti i XVI puthte imamin e Egjiptit, pasi Vatikani deklaroi se do të ndërmarrë hapa ligjore për të ndaluar shpërndarjen e fotos nëpër botë.
Top Channel