Vrasja makabre e një 3-vjecari nga i ati, që vendosi ta ndëshkojë duke e futur në lavatrice, ka shokuar të gjithë opinionin publik në Francë.
Ngjarja në “Germinj Evek”, rreth 60 km në lindje të Parisit ndezi debatin se përse autoritetet nuk bëjnë më shumë për të mbrojtur fëmijët.
Disa media franceze raportuan se i ati i vogëlushit 3 vjecar është arrestuar, si i dyshuar për vrasjen e të birit duke e futur në lavatrice, si ndëshkim për sjellje jo të mirë në kopësht. Një prej fqinjëve që nuk pranoi të identifikohej kishte mësuar për vdekjen e 3 vjecarit nga e motra, të premten në mbrëmje.
Gjyshja nga e ëma, e 3 vjecarit tregoi se i ati i vogëlushit kishte qënë shumë i dhunshëm edhe me të shoqen. “Vajza ime s’mund të bënte asgjë sepse ai ishte shumë i dhunshëm. Ishte e pafuqishme përballë tij”.
Gazeta franceze “Lë Figaro” shkruan se fëmija kishte vdekur nga goditjet në kokë, por i ati i mohon akuzat, duke thënë se ai ndërroi jetë, pasi kishte rënë nga shkallët.
Top Channel