Golat e Maksi Rodrigez dhe Martin Kelit i dhanë fitoren 2-0 Liverpulit përballë Celsit, në ndeshjen cerekfinale të “Carling Cup”, të zhvilluar në “Stemford Bridge”.
Kjo ishte fitorja e dytë brenda 10 ditëve në të njëjtin stadium për Liverpulin. “Reds”-at fituan një 11-metërsh në fillimin e takimit, por Endi Keroll nuk godet si duhet pasi gjuajtja e tij ndalet nga portiri i Celsit, Tërnbull. Gjithsesi në pjesën e dytë zgjidhin gjithcka Rodrigez e Kelit.
Në ndeshjen tjetër Manchester Siti ka mundur Arsenalin në stadiumin e tyre “Emirates”, përballë 60.000 tifozëve vendas.
Kur u mendua se ndeshja po shkonte drejt një barazimi 0-0 e në kohën shtesë, një kundërsulm perfekt i Sitit që nis nga këmbët e Dzhekos më pas tek Xhonson që nxjerr vetëm përball portierit të Arsenalit Serxhio Aguerron, i cili nuk fal.
Në ndeshjen tjetër të së martës për Karling Kap, Kardifi mundi 2-0 Belkbërnin duke u kualifikuar për në gjysmëfinale.
Top Channel