Hysi është fituesi i trofeut ‘Pavarësia’. Skuadra kosovare ka arritur të fitojë me 11-metërsha 3-0 finalen me Shkëndijën e Tetovës, duke cuar këtë trofe për herë të parë në Kosovë.
28 nëntori, Dita e Pavarësisë për shqiptarët, u festua edhe në futboll, ku u organizua një miniturne ku merrnin pjesë skuadra nga të gjitha trojet shqiptare si Flamurtari, Hysi, Shkëndija dhe Otranti.
Në gjysëmfinale shorti vendosi Flamurtarin përballë Hysit, kampionit në fuqi në Kosovë dhe Otrantin e Ulqinit përballë Shkëndijës së Tetovës.
Në asnjë nga këto dy sfida nuk u shënua gola gjatë 45 minutave, duke bërë që gjithcka të vendosej nga 11-metërshat.
Shkëndija, ekipi tetovar, ishte më i saktë nga pika e bardhë duke triumfuar 3-1 ndaj Otrantit, ndërsa Hysi mposhti 4-3 me Flamurtarin, duke bërë që trofeu të diskutohej mes Hysit dhe Shkëndijes.
Të njëjtin rezultat pati edhe ndeshja finale mes këtyre dy skuadrave, ku asnjëra nuk arriti të shënonte gjatë ndeshjes.
Me 11- metërsha fitoi Hysi, kjo dhe falë reflekseve të portierit Sadiku. Më parë këtë trofe e kishte fituar skuadra e Flamurtarit dy herë dhe Renova, ekipi nga Tetova.
Top Channel