Reali i Madridit është shndërruar në favorit për të fituar titullin kampion në Spanjë, pas fitores bindëse në derbin me Atletikon, në ditën në të cilën Barcelona humbi 1-0 ndaj Getafes.
Ditën e hënë, në kompanitë kryesore të basteve, titulli i 32 në historinë e Realit kuotohej me koefiçentin 1,6, ndërsa një kampionat i katërt radhazi për Barcelonën shumëzon vlerën e parave të vendosura në bast me 2,4.
Në fillim të sezonit, vlerësimet ishin të anasjellta, me Barcelonën që konsiderohej si superfavorite për titullin. Përpara ndeshjeve të zhvilluara në fundjavë, Reali kishte një koefiçent prej 1,95, ndaj atij 2,00 të katalanasve, por humbja e skuadrës së Messit bëri që besimi për suksesin e madrilenëve të jetë më i lartë se kurrë.
Pabarazia e dy skuadrave kryesore spanjolle me ekipet e tjera është e tillë, sa që një titull për Valencian, e treta më e fortë, do të shumëfishonte fitimet plot 137 herë, ndërsa një euro për Levanten e vendit të katërt, nëse ajo do të fitonte një titull të paimagjinueshëm, do të paguhej me 364 euro.
Top Channel