LA, të indinjuarit përleshen me policinë

28/11/2011 17:25

Të indinjuarit e lëvizjes “Pushtoni Los Anxhelosin” kanë mbajtur fjalën e dhënë në fundjavë, duke i bërë rezistencë urdhërit të autoriteteve për të larguar kampin e tyre.

Me të skaduar ultimatumi, policia e qytetit kalifornian ka hyrë në kampin me cadra duke detyruar protestuesit të tërhiqen.

Sipas raportimeve të fundit të mediave amerikane, agjentët e policisë kanë arrestuar disa persona dhe ka gjasa që të ndalojnë edhe të tjerë.

Ultimatumi lëvizjes së të indinjuarve iu dha javën e kaluar nga kryetari i bashkisë së Los Anxhelosit, Antonio Villaraigosa.

Ndërsa aktivistët e lëvizjes nuk vonuan të reagonin duke deklaruar se nuk kishin ndërmend të tërhiqeshin nga kampi i ngritur në një park.

Pavarësisht ultimatumit, kryebashkiaku Villaraigosa foli për lëvizjen e protestuesve me terma të padëgjuar shpesh nga autoritetet e zgjedhura në Shtetet e Bashkuara.

“Lëvizja është në një udhëkryq. Për “Pushtoni LA” është koha që të lëvizë nga kampet e ngritura në park dhe të përhapë mesazhin për drejtësi ekonomike. Ajo duhet të mbledhë sa më shumë firma nga njerëzit për të nxitur rivendosjen e ekuilibrave në shoqërinë amerikane”, tha ai.

Qytetari i parë argumentoi gjithashtu se, kampi nuk mund të qëndronte më tej për shkak të mungesës së sigurisë shëndetësore dhe mirëmbajtjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA