Komplot kundër Strauss-Kahn?

28/11/2011 17:40

Një nga figurat kryesore të partisë së Nikolas Sarkozi, UMP, Jean-Francois Cope hodhi poshtë zërat që po qarkullojnë në mediat franceze dhe ato ndërkombëtare për thurjen e një komploti kundër Domenique Strauss-Kahn.

“Të imagjinosh se cfarë do t’i ndodhë Strauss-Kahn para skandalit do të ishte tepër komplekse për UMP-në dhe mua më duket tepër e vështirë për t’u besuar teoria e komplotit nga ana jonë kundër Strauss-Kahn”, deklaroi Jean-Francois Cope, Sekretar i Përgjithshëm i UMP-së, partia e presidentit Sarkozi.

Mediat në SHBA shkruajnë se ish-kreu i FMN-së ka marrë një telefonatë të dyshimtë pak para se të arrestohej në hotelin në Nju Jork, ndërsa televizioni CCTV jep më pas pamje të një ceremonie festive të punonjësve të hotelit “Sofitel” pas arrestimit të Strauss-Kahn.

Neë York Revieë Books shkon më tej duke thënë se një mikesha e tij, kishte njoftuar Strauss-Kahn se posta e tij elektronike përgjohej nga UMP. Madje, ajo ka vënë në dije atë se një e-mail i tij ishte lexuar në zyrat qendrore të UMP-së në Paris.

Megjithatë, vetë Domenique Strauss-Kahn nuk është prononcuar në lidhje me shkrimet e fundit të mediave, por gjatë procesit të tij gjyqësor të zhvilluar në Nju Jork ka pretenduar gjatë gjithë kohës pafajësinë.

Akuzat për ngacmime seksuale të ngritura kundër Strauss-Kahn u rrëzuan në muajin gusht nga gjykata e Nju Jorkut. Por megjithatë, skandali në fjalë përvecse i kushtoi postin në krye të FMN-së, e detyroi Strauss-Kahn të hiqte dorë edhe nga mundësia për t’u përballur me presidentin Sarkozi si kandidat i socialistëve francezë në zgjedhjet presidenciale të 2012-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA