Kenia, mandat arresti për presidentin e Sudanit

28/11/2011 16:00

Gjykata e Lartë e Kenias lëshoi të hënën një mandat arresti ndaj Presidentit të Sudanit, Omar al-Bashir. Ai do të arrestohet menjeherë nëse do të shkelë në territorin kenian në të ardhmen.

Njeriu që drejton prej më shumë se dy dekadash Sudanin kërkohet gjithashtu nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, si i dyshuar në orkestrimin e genocidit dhe spastrimit etnik të ndodhur në Darfur.

”Gjykata vendosi që Kenia ka detyrimin të arrestojë presidentin al-Bashir, nëse ai do të mbërrijë në këtë vend në të ardhmen. Nëse kjo do të ndodhë, ai do të përballet me akuzat në një gjykatë”, deklaroi një zëdhënës i Najrobit zyrtar.

Në konfliktin e Darfurit kanë humbur jetën edhe disa qindra kenianë. Bashir vizitoi Kenian gjatë vitit të shkuar, gjatë ceremonisë për hyrjen në fuqi të një kushtetute të re. Atëherë, disa vende të Bashkimit Afrikan akuzuan Kenian për lejimin e kthimit të al-Bashirit në Sudan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA